Profesori universitar: Albin Kurti është dashur ta nderojë sot Ibrahim Rugovën

Aktuale

Profesori universitar: Albin Kurti është dashur ta nderojë sot Ibrahim Rugovën

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:06
Rugova dhe Kurti

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Albin Kurti nuk është më person privat që mund të zgjedhë të shkojë ose jo për ta nderuar figurën e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka theksuar se në ditëlindjen e 75-të Rugova është dashur të nderohet edhe nga Kurti.

“Kurti është fitues i zgjedhjeve, është kryetar i partisë më të madhe në vend dhe partner potencial i koalicionit me LDK-në, parti të cilën e ka themeluar Presidenti Rugova dhe që LDK tash e mban si emblemë të saj”, ka thënë Paçarizi.

“Kurti është dashur të shkojë te varri i Presidentit Rugova sot, edhe për hir të votuesve të të dyja partive. Është dashur ta vizitojë Familjen Rugova, ose t’ia uronte ditëlindjen Rugovës”.

“Qytetarët dy muaj pas zgjedhjeve jetojnë me sentimentet e Presidentit Rugova që e kanë mbajtur si emblemë edhe në fushatën zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat