Abazi: Është koha për veprim me përgjegjësi shtetërore dhe përtej vetes

Aktuale

Abazi: Është koha për veprim me përgjegjësi shtetërore dhe përtej vetes

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 20:48
Haki Abazi

Haki Abazi nga Vetëvendosje, i cili ka fituar votat për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në fund të këtij procesi, do të mbahet mend transformimi i vendit, metodat, dhe mentaliteti qeverisës që do të behet më qeverinë Kurti, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk duhet humbur asnjë moment, se është koha për veprim me përgjegjësi shtetërore dhe përtej vetes.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në fund të ketij procesi, ajo që do të mbahet mend është transformimi i vendit, metodat, dhe mentaliteti qeverisës që do të behet më qeverinë Kurti.

Votuesi është shumë i zgjuar dhe e kupton dallimin ndërmjet interesit publik dhe interesit të individëve. Ata që vendosën interesin personal para interesit publik, kanë marrë atë që kanë merituar.

Asnjë moment nuk duhet humbur, koha për veprim me përgjegjësi shtetrore dhe përtej vetes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat