Muja: VV-së nuk i duhet Ministria e Drejtësisë, nëse LDK e merr Presidentin

Aktuale

Muja: VV-së nuk i duhet Ministria e Drejtësisë, nëse LDK e merr Presidentin

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 21:24
Armend Muja

Analisti Armend Muja ka thënë se posti i presidentit nuk duhet nënvleftësuar ashtu siç po pretendon ta bëjë LDK-ja.

“Presidenti ka fuqi kyçe në drejtësi dhe në siguri. E kotë është që të kesh Ministrinë e Drejtësisë. Presidenti është akteri më i madh në fushën e drejtësisë”, tha ai, përcjell Bota sot.

Muja thotë se VV-ja ka pasur përplasje me policinë dhe sipas tij kjo parti më shumë është dashur të orientohet kah drejtësia sesa nga policia.

Analisti ka thënë se Ministria e Financave zakonisht ka shkuar me kryeministrin, ndërsa, sipas tij, LDK duhet të udhëheq me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit.

“Ministria e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe e Drejtësisë duhet t’i takojë Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Armend Muja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat