Në këto pika VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje

Aktuale

Në këto pika VV dhe LDK kanë mosmarrëveshje

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:36
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus”.

Analisti Astrit Gashi,  ka thënë se as LDK dhe as VV nuk ia pranojnë kushtet e njëra tjetrës.

Ai thotë së në bazë të bisedave që ka pasur me zyrtarët e dy partive LDK ka kërkuar të merr edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që sipas tij ka qenë befasi edhe për VV-në, përcjell Telegrafi.

Gashi ka thënë se ndarja e ministrive 5-5 është bërë pa ndonjë problem të madh.

Sipas tij LDK pos pesë ministrive, kanë kërkuar edhe kryetarin e Parlamentit dhe presidentin.

Analisti shton më tej se Vetëvendosje ka vendosur kushtin që në momentin kur të votohet presidenti, LDK duhet t’ia lëshojë një ministri Vetëvendosjes dhe raporti i ministrive të kalojë 6-4 në favor të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat