Milaim Zeka: Zyrtarët e VV-së e LDK-së nuk do ta votonin Isa Mustafën për president

Aktuale

Milaim Zeka: Zyrtarët e VV-së e LDK-së nuk do ta votonin Isa Mustafën për president

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 00:14
Isa Mustafa

Themeluesi i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se askush nuk ia siguron Isa Mustafës që do të zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Kush ia siguron Isa Mustafës postin e presidentit. Edhe po të lidhej një amrrëveshje për propozim të presidentit përsëri asgjë nuk është e sigurtë”, ka thënë Zeka.

“Nëse shkohet me votim të fshehtë shumë zyrtarë të VV’së dhe LDK’së nuk do e votonin për president Isa Mustafën”

“Ai nuk ka përkrahje të mjaftueshme as brenda LDK’së. Elektorati i VV’së nuk e dëshiron atë president. Nuk e di si po mund të kërkojnë postin e kryeparlamentarit dhe presidentit plus pesë ministri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat