Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:17
Ilustrim

09:30Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” organizon panairin “Ekologji(k)a kosovare”. Në kuadër të këtij panairit do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit. (Fakulteti i Arkitekturës, UP)

10:00Organizatat e shoqërisë civile do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. (Para objektit të MAShT-it, Prishtinë)

10:00Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, HANDIKOS mban konferencën “Promovimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe lidershipit të tyre: Ndërmarrja e veprimeve mbi Agjendën Zhvillimore 2030”, merr pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38)

11:00Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi bën publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018. (Objekti i MAShT-it)

11:00Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore. (Objekti i MTI-së, Prishtinë)

11:30Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë​, Marie-Christine Butel. (Ambasada e Francës, Kosovë)

13:00HANDIKOS shënon 3 dhjetorin-Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku motoja për këtë vit do të jetë “Promovimi i pjesëmarrjes dhe lidershipit të personave me aftësi të kufizuara”. (HANDIKOS, “Veternik”, Prishtinë)

19:00Hapet ekspozita “Bienali i Vizatimit”. (Galeria e Arteve, Ferizaj)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat