Geci në sulm ndaj Edi Ramës: Përfiton miliarda euro për ndarjen e Kosovës, ia përmend edhe këtë detaj...

Aktuale

Geci në sulm ndaj Edi Ramës: Përfiton miliarda euro për ndarjen e Kosovës, ia përmend edhe këtë detaj...

Nga: N.Sh. Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 08:40
Edi Rama

Miliarda euro janë në pyetje ndarja e Kosovës. Kështu ka shkruar Halil Geci në Facebook, i cili e kritikon kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

Geci e ka komentuar çështjen e ndarjes së Kosovës ku thotë se janë në pyetje 10 miliard euro për ndarjen e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Halil Geci ka folur edhe për fondacionin Firdeus të Elvis Naçit dhe Marin Memën të cilët po ndihmojnë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri, ku la të vdekur 52 persona dhe mijëra të tjerë të lënduar.

Ky është shkrimi i plotë nga Halil Geci:

KRISTAQI MUSLIMAN

Para një kohe jo fort larg e mbajm në mendë se Ram Kristaqi e pat pagëzuar njërin nga fëmijet e ti PAPA FRANQESKU !

Sot si duket Kistaqi e paska ndrruar fenë, duke ju nenshtruar me shahadet e selavat me tespi në dorë ELVIS NAQIT nga KRISTAQ në KADRI...!

Si duket hoxha Elvis Naqi, ja ka hequr gajlen se nuk e ka mendjen ti konkuroi në politikë, ndersa ndrrimin e fesë ja ka pranuar në heshtje....!

Nese hoxha Elvis Naqi pranon bashkimin e mjeteve me KADRINË ai le ti harron ndihmen e shqiptarve në fondacionin e ti FIRDEUS ngase shqiptaret nuk e dojnë KADRINË alias Ramen në XHENETIN....!

Ndrrimi i fesë për KRISTAQIN alias KADRIN ska fare problem, ai se shpejti ashtu siq e ka ndrruar mendimin që VUQIQ të flas në Europ në emër të shqiptarve, se shpejti do ta ndrroi edhe fenë, nga KADRI në KARAXHIQ...!

Ky KADRI AGAI alias RAMA i sotit është nuhates i mirë i parave, ky e ka nuhatur fondin e ELVIS NAQIT dhe besimin që kanë shqiptaret musliman por edhe të tjeret në fondin e ti me emrin FIRDEUS vendi i bekuar sipas KURANIT i botes së pertejme XHENETI.

Fondi FIRDEUS i kësai bote është i vogël në krahasim me VERIUN E KOSOVËS, ku nese i ec biznesi i ndarjes së Kosovës, pos që do ta marri një copë TOKE të pa vlerë aty kercet miliarda EUROSH.

Këte e ka thënë edhe kryeministri në detyrë RAMUSH HARADINAJ ku thotë: ua heka nga tavolina shitsve të vendit 10 miliard EURO....!

E lus Marian Memen dhe hoxhë Elvisin të largohen nga hoxhë Kadria i ri, apo Karaxhiqi i ardhshem, perndryshe s’do ta keni perkrahjen e shqiptarve për shqipetaret...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat