Ministri i Arsimit: Kemi pritur rezultate më të mira në PISA, kemi rritje te matematika e leximi

Aktuale

Ministri i Arsimit: Kemi pritur rezultate më të mira në PISA, kemi rritje te matematika e leximi

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 11:33
Shqyyri Bytyqi

Kosova sërish ka dështuar keq në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA.

Në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse.

Ajo lë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Lidhur me këto rezulate ministri i Arsimit, Shqyyri Bytyqi, ka thënë se nuk janë të kënaqur me rezultatet e PISA-s, por se ka një lëvizje positive në dy pjesë, atë të matematikës dhe leximit.

“Ne kemi pritur rezultate më të mira. Jemi me pak ndryshime. Ne si ministri kemi bërë përpjekje të bëjmë një organizim sa më të mirë të PISA-s. Nuk janë rezultatet që kishim dasht me i pas. Në matematikë kemi lëvizje pozitive krahasuar me 2015-tën dhe pjesën e leximit kemi rritje pozitive në krahasim me vitin 2015, kurse rënie ka tek shkenca”, ka thënë Bytyqi në konferencë për media.

Testi PISA 2018 në Kosovë ishte mbajtur nga 11 prilli deri më 5 maj, ku në këtë testim kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat