Ish-këshilltari i Isa Mustafës me kritika për LDK-në dhe LVV-në: Atyre nuk po ju ngutet në kohën kur Serbia me nguti...

Aktuale

Ish-këshilltari i Isa Mustafës me kritika për LDK-në dhe LVV-në: Atyre nuk po ju ngutet në kohën kur Serbia me nguti...

Nga: Albulena Jahaj Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Isa Mustafa Albin Kurti

Mos arritja e marrëveshjes përfundimtare në mes dy partive fituese, Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka sjell jo pak reagime për mundesinë që njëra nga partitë duhet të lëshoj pe kur është në interes shtetndertimi.

Akuza ndaj dy partive që pritet të formojnë qeverinë ka hedh analisti politik Faton Abdullahu i cili ka shpejguar se Grykësia për pushtet dhe mungesa e vetëdijes shtetndërtuese është ajo që nuk i lejon partitë që kanë dalë fituese nga zgjedhjet e fundit që të lëshojnë pe.

“Grykësia për pushtet dhe mungesa e vetëdijes shtetndërtuese është ajo që nuk i lejon partitë që kanë dalë fituese nga zgjedhjet e fundit që të lëshojnë pe. Edhe në kohën kur jemi para sfidave të mëdha sikundër është përballja me Serbinë me dialog, edhe në kohën kur qytetarët e Kosovës sidomos të rinjët po e lëshojnë vendin, këto dy forca me asgjë nuk po lënë përshtypje se në themelet e bisedave të tyre për konstituimin e qeverisë kanë interesat e Kosovës dhe qytetarit”, ka thenë Abdullahu në një prononcim për “Bota Sot”.

VV dhe LDK duhet të arrijnë marrëveshje sa me shpejtë sepse siq shihet Serbia me nguti po punon dhe po ka sukses me diplomacinë e saj agresive kundër Kosoves. “Atyre nuk po ju ngutet në kohën kur Serbia me nguti po punon dhe po ka sukses me diplomacinë e saj agresive kundër nesh.

Atyre nuk po ju ngutet edhe kur kualiteti i jetës së qytetarëve të Kosovës ka rënë për tokë, edhe kur kualiteti i arsimit sikundër e dëshmoj prap rezultati i PISA-s, është alarmant. Zhgënjim për të gjithë, sidomos zhgënjim i madh për ata që mendojnë se ndryshimi i madh po vjen”, është shprehur analisti Faton Abdullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat