Haradinaj e pranon, gjendja në arsim e vështirë

Aktuale

Haradinaj e pranon, gjendja në arsim e vështirë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke komentuar rezultatet e fundit të PISA ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Në rezultatet e testit Pisa Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Haradinaj kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

Haradinaj: Arsimi në gjendje të vështirë

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për u përmirësuar infrastruktura pagat me ecë përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj.

Edhe vitin e kaluar Kosova ishte renditur keq në testin Pisa ndërsa dështimin në këtë test e ka pranuar edhe ministri i Arsimit në detyrë Shyqiri Bytyqi. Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë pritur një rezultat më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat