Luma: Vetëvendosje të sqarohet me LDK-në osë të kërkoj partnerë tjerë

Aktuale

Luma: Vetëvendosje të sqarohet me LDK-në osë të kërkoj partnerë tjerë

Nga: V.R Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:44
Vetëvendosje dhe LDK

Analisti Ernest Luma, duke komentuar për situatën aktuale, konsideron se asnjë përgjegjësi nuk e ka Vetëvendosje ndaj LDK-së përveq se të diskutoj për krijimin e qeverisë.

Sipas tij, po nëse s’është e gatshme LDK, detyrimisht Vetëvendosje duhet të kërkoj partnerë të tjerë.

Postimi plotë i Lumës:

Realisht, VV është e detyruar veç t'i konsumojë bisedimet me LDK-në, për qeverinë, e jo edhe t'i nënshtrohet asaj.

Asnjë obligim tjetër s'e ka.

Pastaj, me ballin lart dhe kurrizin drejt, të kërkojë partnerë të tjerë, në këtë taborrin tjetër të madh. Sepse, duke e dhënë Presidentin dhe Kryeparlamentarin, mund ta sigurojë një koalicion të fuqishëm prej 81 votash (shqiptarët dhe komunitetet joserbe).

Besoj se, me pak përpjekje, kjo është shumë e mundshme.

Kurti mbetet në lokomotivë, kurse, në anën tjetër, edhe "ndera n'ven, e qingji nër dhenë."

Kosovën e bëjnë të tjerët, kurse pozitën e ardhshme e bëjnë LDK dhe Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat