Vjen paralajmërimi i Vetëvendosjes për LDK-në: “Shtrëngojeni rrypin” se mund të shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Vjen paralajmërimi i Vetëvendosjes për LDK-në: “Shtrëngojeni rrypin” se mund të shkojmë në zgjedhje

Nga: D.RR Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:16
Albin Kurti dhe Isa Mustafa, foto ilustrim nga "Bota sot"

Pas dështimit për të arritur marrëveshje dje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

Kandidati për deputetë dhe zyrtari i kësaj partie, Driton Tali, në një postim në Facebook ka thënë se posti i presidentit vlen sa dy ministri dhe se ky post nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes.

Ai ka paralajmëruar LDK-në se nëse nuk arrihet marrëveshja, le ta “shtrëngojnë rrypin” se po shkojmë në zgjedhje përsëri.

Postim i plotë:

Albini i fitoi zgjedhjet, ato pe don mileti për kryeministër!

Sa vështirē është kjo m'u kuptu?!

Zatën, marrëveshja ka qenë: kryministrin e zgjedh vota kurse kandidati tjetër merr postin e kryeparlamentarit dhe ministritë ndahen.

Posti i presidentit nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes. Natyrisht që posti i presidenti vlen sa dy ministri!

Për ndryshe "shtërngone rrypin" se po shkojmë nē zgjedhje përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat