E dhimbshme: Ndërroi jetë ish-luftëtari i Betejës së Koshares

Aktuale

E dhimbshme: Ndërroi jetë ish-luftëtari i Betejës së Koshares

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:31
Beteja e Koshares

Ka ndërruar jetë Jonuz (Aqif) Jonuzi, veteran i UÇK-së dhe pjesëmarrës i Betejes së Koshares.

Lajmin e ka bërë të ditur Hisen Berisha, komandant i kësaj beteje të lavdishme të luftës së UÇK-së.

Ja njoftimi i Berishës:

N J O F T I M

Për të gjithë bashkëluftetarët nga Lufta e Koshares, ka ndërruar jetë bashkluftëtari ynë nga Kondova e Shkupit në Maqedoni, Jonuz (Aqif) Jonuzi!

Varrimi bëhet nesër dt.04.12.2019 (e mërkure) në ora:12:00

Vendgrumbullimi te Pika e karburantit "HIB PETROL", Ferizaj, afer autostrades në ora: 09.30

Zoti i lashtë shnosh familjarët dhe bashkëlutetarët.

Numri për kontakt, në Maqedoni: Ali Nezir Krasniqi +38972702262

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat