Presidenti Meta për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi në Gjilan

Aktuale

Presidenti Meta për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi në Gjilan

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:16
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nesër do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Ai gjatë kësaj vizite ngushëlluese do të shoqërohet nga kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Po nesër, presidenti Meta do të takohet në Gjilan edhe me kryetarin Lutfi Haziri. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Haradinaj.

Pas takimit do të ketë deklarime për media, njofton Zyra e informacionit pranë Komunës së Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat