Kelmendi: MASHT u shndërrua në fabrikë punësimi për Nismën

Aktuale

Kelmendi: MASHT u shndërrua në fabrikë punësimi për Nismën

Nga: A.M. Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:27
Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA, në të cilën arsimi në Kosovë del të jetë e renditur në fund të listës krahas Filipineve e Republikës Dominikane.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “që në fillim, në tetor të vitit 2018, bëra intervenim për reforma të thella të cilat u refuzuan nga Ministri dhe Qeveria ne detyre e Kosovës”.

Për më tepër, ai ka akuzuar se “thjeshtë u puna për të punësuar njerëzi nga NISMA, duke e shndërruar MASHT-në në fabrikë të punës për anëtaret e këtij subjekti”.

Postimi i plotë:

Arsimi ne Kosove vetem emerin arsim e ka!

PISA tregoi se cfare politike ne arsim eshte bere nga MASHT. Kjo, jo vetem ne arsimin fillor, por edhe te mesem dhe ne ate universitat.

Me poziten e Kosoves fare ne fund te konkurenteve qe u be nga PISA u vertetua konstatimi i im se arsimi ne pergjithesi eshte keqe.

Qe ne fillim, ne tetor te vitit 2018, bera  intervenim per reforma te thella te cilat u refuzuan nga Ministri dhe Qeveria ne detyre e Kosoves.

Kerkova shume here qe te fillojme me reforma te thella dhe te gjera ne arsimin fillor, te mesem dhe universitar, por ato u refuzuan fare pa dhene arsyetim.

Sikunder ne te kaluaren, edhe aktualisht, fare nuk eshte bere pune ne MASHT. Eshte vazhduar me avazin e vjeter. Pa bere asgje. Thjeshte u puna per te punesuar njereze nga NISMA, duke e shnderruar MASHT-ne ne fabrike te punes per anetaret e ketij subjekti.

Keshtu patem vetem stagnim dhe do te kemi me kete politike ne arsim edhe me thelle vetem stagnim.

Kuptohet se do te kemi diplima e diploma universitare, madje edhe per exportim te tyre, por me dije te paperkatitur per fushen e caktuar.

Deshiroj qe MASHT te merr seriozisht kete ceshtje dhe te filloje me reforma te thella ne arsim.

MK     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat