Kurti është dashur të shkojë te varri i Rugovës, si shenjë respekti për partneritetin me LDK-në

Aktuale

Kurti është dashur të shkojë te varri i Rugovës, si shenjë respekti për partneritetin me LDK-në

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Objektivi i vetëm i cili i bashkon LDK-në e VV-në, tha Rrahman Paçarizi, është çuarja e PDK-së në opozitë, për që sipas tij është e pamjaftueshme.

"Nuk është kjo kauzë e mjaftueshme", tha ai.

Paçarizi tha se në fillim të krijimit të grupeve punuese mes dy partive u pa me shumë optimizëm mirëpo u zhgënjye nga mungesa e transparencës nga këto takime.

"Takimet e grupeve punuese për të cilat kam qenë shumë optimist mungesë e skajshme e transparencës, kurrkush nga publiku nuk e dinë se çka është diskutuar në ato takime, madje ka pasur edhe skenare të frikshme", ka thënë Paçarizi.

Sipas tij Kurti është dashur të flasë për figurën e Rugovës.

"E di që ma kanë pa për të madhe mirëpo Kurti është dashtë ta thotë një fjalë për figurën e Ibrahim Rugovës, nëse për asgjë, për respektin e partnerit të koalicionit dhe LDK është e ndjeshme ndaj figurës së Rugovës", u shpreh ai.

Sipas tij çështja e pozitës së presidentit duhet të rrjedhë natyrshëm gjatë bashkëpunimit qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

"Edhe nxjerrja e pozitës së presidentit mendoj që është një pengesë për koalicionin dhe e prish shijen e një koalicioni siç e kemi parë parimor sepse nxjerrja e pozitës së presidentit në pazar mes këtyre dy partive që duan të funksionojnë ndryshe prej partive tjera është një hap jo i mirë. Mendoj që çështja e presidentit është dashtë me dalë vetë, me lulëzuar, si rezultat i bashkëpunimit të këtyre dy partive", ka thënë Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat