Çfarë po ndodhë mes LDK-së dhe VV-së? Lumir Abdixhiku i reagon fuqishëm Glauk Konjufcës

Aktuale

Çfarë po ndodhë mes LDK-së dhe VV-së? Lumir Abdixhiku i reagon fuqishëm Glauk Konjufcës

Nga: N.H Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:56
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit bëri disa deklarata ndaj LDK-së.

Abdixhiku, në shkrimi tij thotë se marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes partnerëve - po qenë e po u panë si të tillë njëmend - zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Sipas deputetit të LDK-së, deklaratat e pamatura dhe pa kohë, po e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa.

Ja shkrimi i tij:

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve - po qenë e po u panë si të tillë njëmend - zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat