Murati i VV-së i thotë LDK-së: Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë...

Aktuale

Murati i VV-së i thotë LDK-së: Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë...

Nga: A.M. Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 23:35
Albin Kurti, Hekuran Murati

Kandidati për deputet nga VV-ja, Hekuran Murati, ka kërkuar nga LDK-ja që të mos bëhen peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!

Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se “fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju”.

Postimi e plotë:

Njëmend e kemi!

Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5.

Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju.

Madje edhe zgjodhët të parët.

Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat