Edhe kjo ndodh: Pas ndarjes nga bashkëshorti, pronari i “Mini-Maxit” dëshiron të ia merr shtëpinë

Aktuale

Edhe kjo ndodh: Pas ndarjes nga bashkëshorti, pronari i “Mini-Maxit” dëshiron të ia merr shtëpinë

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 08:23
Luljeta Aliu

Në Kosovë e çudirave, për secilën ditë ndodhë nga një vaki jo e këndshme.

Analistja e njohur, Luljeta Aliu, e cila ishte martuar me Bekim Krasniqin pas ndarjes nga ai, tashmë rrezikohet të mbetet edhe pa shtëpi.

Aliu, e cila publikisht ka njoftuar se është në rrezik të mbetet pa shtëpi, vajzave të saj, më herët ish-burri, apo babai i vajzave ua kishte marr edhe kursimet e tyre.

Pë më keq, ajo tash rrezikohet të mbetet jashtë, edhe pse dimër e ftohtë, pronari i marketeve “Minimax”, apo ish-burri i saj nuk ka më mëshirë për vajzat dhe ish-bashkshorten.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se po përballet me neglizhencë të organeve të drejtësisë dhe po frikësohet se do ta humb shtëpinë e saj.

Ajo po akuzon pronarin e marketeve ‘Minimax’, ish-burrin e saj Bekim Krasniqin, se po deklaron rrejshëm në Gjykatën Themelore në Graçanicë se ajo shtëpi është e tij, njëjtë po bën edhe vjehrri i saj.

Sipas Aliut, arsyeja pse rasti nuk procedohet tutje, thuhet të jetë mungesa e përkthyesit, për çka sipas kësaj të fundit mund të jetë edhe ndikim nga pala tjetër.

Postimi i plotë nga Aliu:

Prej marsit 2017 e kam lëndën për masën e sigurisë për shtëpinë, për të cilën ish-vjehrri në bashkëpunim me ish-burrin Bekim Krasniqi (pronar i Minimaxit) pretendon rrejshëm se është e tij, në Gjykatën Themelore në Graçanicë.

Arsyeja pse nuk po procedohet rasti na thuhet të jetë mungesa e përkthyesit. Mund të jetë edhe ndikim nga pala tjetër.

Tani jam në procedurë për shkurorëzim, për të cilën kam aplikuar ne dhjetor 2017.

A mundet me ndodhë që shkurorëzimi mund të ketë për pasojë që shtëpia të shitet ose mua me vajzat të na detyrojmë të dalim nga aty?

Si ka mundësi që për shkak të vonesave dhe mangësive të gjykatës unë dhe vajzat të rrezikojmë të nxirremi nga shtëpia jonë. A ka ndonjë person që duhet të marrë përgjegjësi? A ka drejtësi në këtë vend të shkretë?.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat