Propozohet Bekim Jashari për president të Kosovës

Aktuale

Propozohet Bekim Jashari për president të Kosovës

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 08:41
Bekim Jashari

Veprimtari i çështjes kombëtare, historiani dhe biznesmeni Sabri Maxhuni – Novosella, ka reaguar pas debatit i cili po zhvillohet kohën e fundit në lidhje me postin e Presidentit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, siç duket nuk po mund të mirren vesh për shkak të këtij posti.

LDK-ja po pretendon se ju takon atyre ky post, kurse Vetëvendosje nuk po dëshiron të diskutoj njëher për këtë çështje.

Ama ajo që flitet si e sigurt është që presidenti aktual Hashim Thaçi më nuk do të jetë në këtë post pas vitit 2021.

Mirëpo, ky post duket se do të jetë “mollë sherri” për koalicionin e ardhshëm i cili pritet të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Por, për t’i shuar zërat dhe qetësuar gjakra, historiani dhe biznesmeni Maxhuni propozon që president i ardhshëm i Kosovës, të jetë Bekim Jashari.

“BEKIM JASHARI DUHET ME QENË KRYETAR I KOSOVËS”, shkruan Novosella në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat