Sot nis gjykimi i serbit nga Peja që dyshohet për krime lufte

Aktuale

Sot nis gjykimi i serbit nga Peja që dyshohet për krime lufte

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:05
Foto

Në Departamenti Special për Krimet e Luftës në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të fillojë sot gjykimi i Zoran Gjokiq nga Peja, i cili akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës.

Këtë e konfirmoi për Kosova Online avokati i tij Ljubomir Pantoviq.

Pantoviq tha se Gjokiq u arrestua në fillim të shkurtit të këtij viti me dyshimin se kishte kryer krime lufte sepse ai dyshohet se kreu dy vrasje gjatë luftës në Pejë.

Ai shtoi se deri tani janë mbajtur dy seanca dëgjimore paraprake, në të cilat Gjokiq u deklarua i pafajshëm, transmeton Klan Kosova.

“Sipas mendimit tim, nuk ka prova të këtij krimi. Gjyqi po fillon sot dhe besoj se do të zgjasë katër, pesë ditë pune,” tha Pantoviq, duke shtuar se ky me siguri do të jetë një gjykim i vështirë.

Gjokiq u arrestua nga Policia e Kosovës më 2 shkurt të këtij , në pikën kufitare të Jarinjes.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat