Meta dekoron njësitë e kërkim-shpëtimit të Kosovës: Ky 28 Nëntor na gjeti të bashkuar

Aktuale

Meta dekoron njësitë e kërkim-shpëtimit të Kosovës: Ky 28 Nëntor na gjeti të bashkuar

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:46
Ilir Meta

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës ”Adem Jashari” në Prishtinë janë rreshtuar sot njësitet ushtarake dhe policore, për të pritur presidentin e Shqipërisë Ilir Meta i cili u ndau atyre dekorata në shenjë falënderimi për punën e bërë gjatë këtyre ditëve në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Meta falënderoi edhe njësitë nga institucionet e tjera si KEK, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës, të cilëve u ndau dekorata.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm qe goditi vendin.

“Do të donim ta festonim 28 nëntorin me gjithë madhështinë që meriton kjo ditë e bekuar, do të donim ta festonim se bashku në Vlorë, Tiranë , Prishtinë e Prizren, Shkup e Nju Jork por ja që nuk ishte e thënë. Megjithatë ky 28 Nëntor na gjeti të bashkuar si asnjëherë më parë ne shqiptarët duke u përballur me pasojat katastrofike qe shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Kosova ishte e para që u ndodh atje menjëherë. Ekipet tuaja nuk ishin atje vetëm

fizikisht por edhe njerëzisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve”, shtoi Meta.

Kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi tërë popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar gjatë këtyre ditëve të renda për Shqipërinë e cila javën e kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm që la të vdekur dhjetëra persona e qindra të therë të lënduar e pa shtëpitë e tyre.

“Festa e 28 nëntorit sivjet na erdhi e ftohtë sepse u përballem me forcën e natyrës qe na mori shumë jetë njerëzore. Në ditët më të vështira na erdhën në ndihmë fqinjët e parë dhe shumë miq anë e kënd botës dhe kjo është dëshmi që jemi rreshtuar në rrugën e duhur, të paqes”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama fillimisht uroi 107 vjetorin e Forcave të Armatosura të Republikës se Shqipërisë dhe shtoi se FSK nuk ka bërë asgjë më shumë se që bën vëllai për vëllain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat