Edhe Ragmi Mustafa nga Presheva ia kthen shpinën Thaçit. Sot ka takuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin

Aktuale

Edhe Ragmi Mustafa nga Presheva ia kthen shpinën Thaçit. Sot ka takuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:12
Foto nga takimi

Një takim i ngrohtë, vëllezëror e aq më tepër politik eshte zhvilluar sot në selinë e Vetvendosjes me kryetarin e saj e kryeministrit te ri te Republikës së Kosovës z. Albin Kurti bashkë me zëvendëskryetarin e Këshillit Kombëtar në Luginë të Preshevës z. Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së z. Shpat Aliu, njofton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Kurti u interesua per fatrin e  Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992 per bashkim me Kosovën

Ne Presheve dhe ne Kosove Ragmi Mustafa njihen me shume se simpatizant, njihet si jaran i Hashim Thacit kjo eshte pare ne media e th ne peraqfime para zgjdhejve e pas zgjedhjeve i cili keto vitet e fujndit ka takuar se paku 20 here liderin e PDK-së ne hije Hashim Thacin.

Krymenisitiur i ri i Koosves Albin Kurti diteve te fundit kas pritur shume lidere ngas Lugina e Preshves ne mesi e tyre edhe Sami Aliun kryetar i Kuvenditr te Presheves, Shaipk Kamberin kyretar i Bujancoit , Muharrem salihun , lider nga Medvegja etj.

Sidoqfte ne kete takim mes Albin Kurtit dhe Ragmi Mustafes është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb. Padyshim se në hollësi është njoftuar z. Kurti me gjitha problemet në të gjitha fushat si në aspektin individual e kolektiv të shqiptarëve. Ishte një ikurajim për ne sepse z. Kurti ka një potencial të jashtëzakonshëm për të dëgjuar parafolësin dhe për t’i dhënë zgjidhje secilit problem. Gatishmëria e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës është në nivelin më të lartë madhërie.

Edhe para z. Kurti, bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare. Zotimet e kryeministrit në ardhje janë shumë bindëse se qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndroj përkrah kërkesave legjitime dhe në mbështetje të plotë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në përmbyllje të takimit porosia e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës ishte që takimet midis nesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim konsultimi e kordinimi të proceseve politike brenda rajonit e më gjërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat