Haradinaj krenohet me ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj krenohet me ushtrinë e Kosovës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:25
Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë ka ndarë sot mirënjohje për të gjitha njësitë e kërkim shpëtimit që ndihmuan qytetarët e Durrësit dhe Thumanës në tërmetin e 26 nëntorit.

Për këto mirënjohje po ndihet krenar dhe i nderuar kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se këtë nder ua bëri të mundur ushtria e Kosovës e cila me profesionalizëm kreu mision e saj kushtetues dhe patriotik.

Postimi i Haradinajt:

Ne jemi unik si kurrë më parë, sepse të bashkuar s’ka tërmet që na ligështon!

Sot, jemi të gjithë të nderuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, me ndarjen e dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.

Këtë nder na e krijoi Ushtria jonë, e cila me profesionalizëm e në heshtje, pa mburrje e vet-reklamë kreu misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik, që ia ka besuar populli i Kosovës!

Me gatishmërinë tonë, duke vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror ndaj vëllezërve dhe motrave andej kufirit, morëm një mesazh historik, se ne shqiptarët nuk jemi më në dimrin e vetmisë së madhe.

Jemi rritur vetë dhe kemi shumë miq që na duan.

Krenar me Forcën tonë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat