Ish-ambasadori i Kosovës i drejtohet me një mesazh LDK-së dhe LVV-së

Aktuale

Ish-ambasadori i Kosovës i drejtohet me një mesazh LDK-së dhe LVV-së

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:36
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook thotë se LDK-ja dhe LVV-ja duhet që t’i ulin tensionet dhe të veprojnë me përgjegjshmëri ndaj popullit për krijimin e qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se fitorja relative nuk munde të barazohet me fitoren e zgjedhjeve, pasi me këtë rast parsitë fituese i plotësohet kushti i domosdoshëm që ta ketë ndadidatin për kryeministër.

“Nese LVV dhe LDK e zgjedhin opcionin e zgjedhjeve te reja, si rruge-dalje nga mos-pajtimet e tanishme, ato pike se pari duhet ta dine se nuk do te mund te ofrojne mesazhin e nderrimeve dhe reformave ne Kosove, pasi do ta vete-perjashtojne njera tjetren nga koalicioni i ardhshem qeveritar”, shkruan Peci, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se, partneriteti ndërtohet me mirëbesim dhe me parashikueshmëri.

“Nese kete nuk jane ne gjendje ta arrijne LVV dhe LDK, atehere do te jete e qarte qe ne mesin e tyre kane shume politikane dhe asnje burre-shtetas, per te cilet ka me se shumeti nevoje Kosova ne kete kohe. Nese opozita e tanishme (PDK, AAK NISMA - AKR) do te vie perseri ne pushtet, LVV dhe LDK nuk kane tjeter kend ta akuzojne perpos njera tjetres, por atehere kush do te lodhet per akuzat e juaja te ndersjella!”, shkruan tutje ai.

Ja postimi i plotë:

LVV dhe LDK duhet t’i ulin tensionet, dhe te veprojnë me përgjegjshmëri ndaj popullit për krijimin e qeverisë së Kosovës. Para së gjithash ato duhet të “aterrojne” dhe të jenë të vetëdijshme për fuqinë vetanake politike, me ç’rast duhet edhe te kene parasysh se tani PAN-i i dezintegruar ka me shume deputete (43) se sa ne legjislaturen e kaluar (39).

Fitorja relative nuk mund te barazohet me fitoren e zgjedhjeve, pasi me kete rast, partise fituese i plotesohet kushti i domosdoshem qe ta kete kandidatin per kryeminister, por jo edhe i mjaftueshmi per te krijuar vete qeverine, dhe kete duhet ta kete parasysh LVV dhe jo te sillet sikurse te kete fituar shume me teper, se sa qe ka deputete. Poashtu, kjo pamjaftueshmeri, nuk duhet te keqperdoret nga LDK, pothuajse i barabarte me numer te deputeteve. Me keto sjellje te tanishme, LVV dhe LDK i kane humbur shume pike te besimit te qeverise, nese arrijne marreveshje per te.

Mirepo, nese LVV dhe LDK e zgjedhin opcionin e zgjedhjeve te reja, si rruge-dalje nga mos-pajtimet e tanishme, ato pike se pari duhet ta dine se nuk do te mund te ofrojne mesazhin e nderrimeve dhe reformave ne Kosove, pasi do ta vete-perjashtojne njera tjetren nga koalicioni i ardhshem qeveritar. Me kete opcion, ato do ta fusin vendin ne krize edhe me te thelle, per te cilen nuk munden t’i ikin pergjegjesise per shtjerrimin edhe ate pike shprese per ndryshim qe mund te ofrohet ne kete vend.

Partneriteti ndertohet me mirebesim dhe me parashikueshmeri. Nese kete nuk jane ne gjendje ta arrijne LVV dhe LDK, atehere do te jete e qarte qe ne mesin e tyre kane shume politikane dhe asnje burre-shtetas, per te cilet ka me se shumeti nevoje Kosova ne kete kohe. Nese opozita e tanishme (PDK, AAK NISMA - AKR)do te vie perseri ne pushtet, LVV dhe LDK nuk kane tjeter kend ta akuzojne perpos njera tjetres, por atehere kush do te lodhet per akuzat e juaja te ndersjella!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat