Vuçiq: Nuk jam optimist për arritjen e kompromisit për Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Nuk jam optimist për arritjen e kompromisit për Kosovën

Nga: F. B. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:52
Pamje nga takimi

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është mirënjohës ndaj Rusisë në mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare në lidhje me Kosovën dhe ruajtjen e integritetit territorial të vendit tonë, këtë e tha në konferencën me gazetarë pas takimit me Putin, ku atij i kishte bartur “pritjet e mëdha për të ardhmen në dialogun me palën shqiptare”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Para së gjithave, duke pasur parasysh deklaratat, paralajmërimet dhe tentimet e presionet shtesë që të arrijnë pranimin e pavarësisë së Kosovës e Serbia mos të fitoj asgjë", tha ai duke shtuar se kjo nuk është reale edhe nuk është e mundur e nuk do të ndodhë.

Vuçiq përsëriti falënderimin për Putinin për mbështetjen ndaj Serbisë në këtë çështje.

Putin theksoi se pozicioni i Rusisë në lidhje me Kosovën është i pandryshuar dhe bazë për zgjidhje duhet të jetë rezoluta 1244 e OKB-së.

Rusia sipas Putinit është e gatshme të mbështes zgjidhjen e kompromisit, nëse ajo arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe “Rusia do të jetë në anën e Serbisë”.

Ai nënvizoi se Rusia është për zgjidhje të qetë të krizës së Kosovës, respektim të sovranitetit dhe tërësisë së Serbisë dhe respektim të drejtave të grupeve etnike, Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin- bazë për zgjidhje është rezoluta 12 44.

Presidenti rus theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin serb. Rusia është pjesëmarrëse në forcimin e gatishmërisë mbrojtëse të Serbisë ka thënë Putin.

Vuçiq ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen ruse dhe Putinit për angazhimin personal. "Po të ishte në vitin 1999 Putin që do vendoste, asnjëherë nuk do të bombardoheshim” tha ai.

Vuçiq ka paralajmëruar se në maj do qëndroj përsëri në Moskë, ndërkohë që edhe Putin do qëndroj në Serbi me rastin e përurimit të tempullit Sveti Sava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat