NISMA vjen me propozimin e saj për president, prezanton kandidatin e tyre për këtë post

Aktuale

NISMA vjen me propozimin e saj për president, prezanton kandidatin e tyre për këtë post

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:46
Fatmir Limaj

Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duket se po shkojnë drejt dështimit. Problem del të jetë posti i Presidentit të vendit.

Nisma Socialdemokrate është shprehur e gatshme të negociojë me Vetëvendosjen siç kanë thënë “për të mirën e vendit”.

Madje Enver Hoti i kësaj parti thotë se kanë zgjidhje për ngërçin e krijuar.

“Ne kemi mundësinë të ofrojmë kandidatin që ka potencial dhe vlera për këtë vend si në të kaluarën të tashmen dhe të ardhmen – besoj do t’i kishte pajtuar këto zemra të ngrira për këtë post. Ai është Jakup Krasniqi”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat