Veseli: Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Veseli: Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:48
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe nuk do të ndalen së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres.

Postimi i Veselit në Facebook:

Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat