Ushtari i Ushtrisë së Kosovës nga Malisheva që së bashku me qenin e tij shpëtuan një person nderohet nga Presidenti i Shqipërisë

Aktuale

Ushtari i Ushtrisë së Kosovës nga Malisheva që së bashku me qenin e tij shpëtuan një person nderohet nga Presidenti i Shqipërisë

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:55
Kujtim Krasniqi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar sot në Kosovë. Ai ka qëndruar edhe në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.

Meta me këtë rast, si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i së martës, ka ndarë edhe dekorata.

Një dekoratë të tillë është dhënë edhe për Kujtim Krasniqi ushtar ushtrisë së Kosovës nga Fshati Terezë e Poshtme, Komuna e Malishevës, i cili së bashku me qenin e tij “Satakun”, kishin arritur që të shpëtonin një person i cili u nxor i gjallë ditën e nga rrënojat në Thumanë.

Kujtojmë se kjo dyshe, së bashku kishin arritur të lokalizonin edhe dy trupat e pajetë të çiftit Greku dhe një pjesëtar të pajetë të familjes Cara.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat