Shkollat "ISP" dhe "Mehmet Akif" ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Aktuale

Shkollat "ISP" dhe "Mehmet Akif" ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Nxënësit e Shkollës "ISP" duke bashkëpunuar me nxënësit e shkollave "Mehmet Akif" në Lipjan, Prizren dhe Gjakovë, mblodhën fonde dhe ndihma për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri.

Ndihmën dhe kontributin e tyre e dhanë gjithashtu dhe prindërit e këtyre nxënësve në bashkëpunim me "Këshillin e Prindërve" që është në shkollën ISP.

Prindër, drejtorë dhe mësues të këtyre shkollave, u nisën drejt Shqipërisë për shpërndarjen e këtyre ndihmave dhe gjithashtu për të ndarë sadopak këtë dhimbje me atdhetarët e tyre.

Njëri prej prindërve nga Gjakova ofroi kamion për transportin e këtyre ndihmave. Takimi me këta persona dhe gjendja e tyre i preku të gjithë. Anëtarët e Këshillit të Prindërve, ftuan në Prishtinë njërën nga familjet e cila u ishte shkatërruar shtëpia në këtë fatkeqësi. Ata i premtuan kësaj familje strehim dhe të gjitha shpenzimet për kohën që do të qëndrojnë këtu.

“Disa nga shkollat tona ofruan ndjekjen e shkollimit për dy fëmijët nga kjo familje. Klubi i bamirësisë vazhdon akoma aktivitetin e grumbullimit të ndihmave për këto familje. Të gjithë shpresojmë që çdo gjë të ketë mbaruar dhe të bëhet edhe më mirë”, njofton “ISP”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat