Haradinaj: Kosova ka përfituar nga taksa 100 përqind

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka përfituar nga taksa 100 përqind

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur publikimi e hulumtimit nga Agjencia Kosovare e Bizneseve.

“Lajm i mirë publikimi i hulumtimit “Taksa 100” i realizuar nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, i cili konstaton se Kosova nga ky vendim ka përfituar shumë si në aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues”, ka thënë Haradinaj.

“Taksa 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme që kemi marrë si Qeveri dhe falë kësaj, ne kemi orientuar ekonominë dhe bashkëpunimin tonë, me shtete partnere si Gjermania, që tani është importuesi më i madh në vend”.

“Është inkurajues fakti që sipas këtij hulumtimi, konstatohet se taksa 100% ka rrit prodhimin vendor, punësimin, por edhe besimin në produktet tona, dhe ky ka qenë një nga synimet e mia si kryeministër, që ta zhvillojmë ekonominë e vendit, duke e rritur prodhimin vendor dhe duke hapur vende të reja pune”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat