Meta publikon foto brenda Kampit të Inovacionit në Prizren

Aktuale

Meta publikon foto brenda Kampit të Inovacionit në Prizren

Nga: A.M. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 20:21
Ilir Meta viziton Kampin e Inovacionit në Prizren

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës të cilën po e zhvillon në Kosovë, ka takuar edhe qytetarët të cilët si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, janë strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka falënderuar Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj Mytaher Haskuka “për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur”

Postimi i plotë:

Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Mytaher Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat