Mimoza Kusari-Lila: Ka ngërç në diskutimet VV-LDK, nuk po merren vesh për një post!

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila: Ka ngërç në diskutimet VV-LDK, nuk po merren vesh për një post!

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:09
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusar-Lila ka deklaruar se ka bërë një përvoje të caktuar për rreth 10 vite e cila i ka ndihmuar që këtë herë të dalë edhe më mirë në kandidim.

Sipas saj gjatë fushatës zgjedhore dalin në pah të mirat dhe të këqijat e secilit.

“Shkaku që ka debate brenda llojit ë vet, pra ka  momente kur dalin të mira te të këqijat e secilit, pra të gjitha ato që vinë në shprehje tek një individ apo institucion dalin në shesh.Kam bërë një përvojë të caktuar për 10 vite, tri palë zgjedhje lokale, katër palë zgjedhje qendrore dhe përvoja me më pak ngarkesë ka qenë kjo e fundit, ndoshta ka qenë një vendimmarrje e qartë. Me pas aq harmoni, me pas aq pranim pozitiv, nuk e kam prit as vetë. Kam ardh si individ nga një subjekt tjetër, brenda subjektit të VV-së pra pranimi si në nivel të aktivistëve e të kolegëve bashkëdeputet ka qenë ndoshta përvoja më e mirë që më ka dhënë një frymëzim të mirë se edhe bashkëpunimi më tutje me qenë pozitiv”, tha Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha gjithashtu se prezenca e saj në listën e VV-së nuk duhet të shfrytëzohet nga LDK-ja.

“Kemi pasur  dje takim të Grupit Parlamentar, dje janë trajtu të gjitha sfidat me të cilët po përballet Kurti në arritjen enjë marrëveshje dhe natyrisht edhe diskutime brenda Grupit Parlamentar, pra ishin thuajse të gjithë prezent dhe mendoj se është forma se si të gjithë ata që janë vendimmarrës duhet të mbahen të informuar apo të jenë pjesë e vendimmarrjes në një proces kaq të rëndësishëm”, tha ajo në TV Dukagjini.

“Duhet me fillu me u mësu me  marrë përgjegjësi edhe për fjalën gjatë fushatës ,edhe premtimet por edhe realizimet gjatë fushatës. Pra në rast se vetë kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka deklaruar që nuk do të jetë pozicioni i presidentit për negocim, nuk do të bëjmë marrëveshje politike për presidentin, se nuk do të ketë diskutime për këtë e tash po diskutohet krejt ajo ndoshta është momenti që të dihet se opinioni e ka dhënë përkrahjen e vetë për VV-në dhe LDK-në dhe është vullneti që të formohen institucionet dhe jo të dihet kush është kandidati për presidenti për vitin 2021. Pajtohem se duhet të ketë diskutim, po jo që diskutimi të mbajë peng formimin e qeverisë. Pra kam parë që janë duke prit me padurim që të formohen institucionet, pra kemi qeveri në dorëheqje që nuk i jep fort zor të përfundojë atë mandat e në anën tjetër janë shumë gjana që po i kalojnë Kosovës. Neve na duhet reformë  e thellë në të gjitha nivelet, e nëse flasim për 12 ministri e dimë se kjo nuk shkon pa probleme kur ka drejtorë të ministrive, ki përsëritjen e pozicioneve e shërbyes civilë, politik apo jopolitik janë zgjedhur me një proces legjitim. Ata nesër mund të padisin qeverinë, pra duhesh me ia shpik një sistemim. Po hyjmë në periudhë të festave, në lëvizje dramatike në rajon, është diskutimi i buxhetit e ne po flasim kush do të jetë Presidenti 2021”, tha Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu tha se është vdetëm një post për të cilin Vetëvendosje dhe LDK nuk po merren vesh dhe është ai i Presidentit të Kosovës.

“Mundësitë dhe realiteti janë tjetër, sa i përket zgjedhjeve dihet kush është partia e parë, e deri më tash s’ka pas parti të dytë që e ka përzgjedhë Kryeparlamentarin. Askush nuk e thotë të mos diskutohet për President, por të ketë njëfarë rrallë. Të arrihet marrëveshja e më pas të diskutohet për President, jo më herët. Është absurde me thënë 100% jemi dakordu për program, por jo për pozicione. Për një post nuk po merren vesh.Është njëfarë ngërçi, pra është paraparë që sot të ketë takim por Mustafa tha se nuk ka takim. ”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat