Borrell: Për shkak të mosformimit të Qeverisë, nuk mund të mbajë premtimin që Kosovën ta vizitoj të parën

Aktuale

Borrell: Për shkak të mosformimit të Qeverisë, nuk mund të mbajë premtimin që Kosovën ta vizitoj të parën

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 22:06
Josep Borrelll

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrelll ka deklaruar se nuk do të mund që ta mbajë premtimin e dhënë se vizitën e parë në këtë pozitë do ta zhvillojë në Kosovë.

Sipas tij e gjithë kjo për shkak të mosformimit të Qeverisë së Re të Kosovës.

“Dua të shkoj në Kosovë dhe Serbi sa më parë, por që në Kosovë ende nuk është krijuar Qeveria, kështu që është pa peshë që të shkohet derisa ajo të formohet. Kështu, nuk do të jetë e mundur që ta mbajë premtimin që udhëtimin e parë  ta kem drejt Kosovës në këtë funksion”, ka thënë Borrell.

Ai gjithashtu ka shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbesin në krye të agjendës evropiane dhe se perspektiva për to nuk duhet mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat