E thotë analisti i njohur politik: Ja kujt duhet t’i përkasë posti i presidentit

Aktuale

E thotë analisti i njohur politik: Ja kujt duhet t’i përkasë posti i presidentit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 23:23
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Posti i Presidentit është bërë “molla e sherrit” mes VV-së dhe LDK-së, funksion ky për të cilin nuk po mund të arrihet një marrëveshjeje për bashkëqeverisjeje.

E mungesa e vullnetit politik për një marrëveshje për postin e Presidentit, ndërmje dy subjekteve politike që kanë nisur negociatat për krijimin e institucioneve, tani kanë nxitur shoqërinë civile që të dalë me ide se i nominuari për kryetar të shtetit duhet të jetë apolitik.

Këtë ide po e përkrah edhe njohësi i zhvillimeve politike Krenar Shala.

“Posti i presidentit normalisht që duhet të përfshihet në bisedime dhe normalisht të bihet dakord për të, veqse palët duhet të dakordohen që ky post nuk do t’i takoj anjërës porse duhet t’i takoj shoqërisë civile. Është post i cili duhet të jetë mbi palët dhe kush tjetër do të plotësonte këtë kusht përpos një person i besueshmëm nga shoqëria civile. Ka plot kandidatura që do të mund të ishin kompetent për këtë post. Fundja, qytetarët kanë votuar për ndryshim – pjesë e së cilës është edhe ndarja e posteve duke i emëruar njerëz kompetent – formulë e cila do të duhej të vlente edhe për postin e presidentit” tha Shala.

Ndryshe, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të takohet gjatë ditës së sotme me liderin e VV-së Albin Kurti.

Ndërsa nënkryetarja e VV-së Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë deri në harmonizimin e plotë për ndarjen e posteve qeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat