Meta takon Kurtin dhe Mustafën: Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes

Aktuale

Meta takon Kurtin dhe Mustafën: Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:02
Foto

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Meta i ka falënderuar Kurtin dhe Mustafën për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, njofton Klan Kosova.

“Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat