Meta falenderon Kosovën për mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti

Aktuale

Meta falenderon Kosovën për mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti

Nga: M.H Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:40
Foto nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje ka qëndruar në Prishtinë, duke falenderuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar, për të prekurit nga tërmeti.

Postimi i plotë

Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat