Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Aktuale

Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:16
Demush Laçi

Ish-luftëtari i UÇK-sëDemush Laçi .është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se do të intervistohet gjatë ditës.

Laçi thotë se sikurse 20 vjet më parë edhe sot beson në luftën e drejtë të UÇK-së.

"Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare së bashku me NATO-n, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen", ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë

Miq e shokë,sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Faleminderit që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment,ashtu siç kam besuar para 20 viteve,prapë besoj se;

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare së bashku me NATO-n, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat