BIK ndihmon Shqipërinë me mbi 300 mijë euro

Aktuale

BIK ndihmon Shqipërinë me mbi 300 mijë euro

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:39
Tërmeti

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidhen ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, janë mbledhur gjithsej 304.302 euro.

Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat