Deputeti i VV-së tregon se i lëshuan pe LDK-së për marrëveshje, por ata...

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon se i lëshuan pe LDK-së për marrëveshje, por ata...

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:50
Albin Kurti, Isa Mustafa

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka komentuar zhvillimet e fundit ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që të mos harrohet  që “LDK ka kërku që zv. Kryeministri i parë të jetë LDK dhe LV ka pajtu, si dhe z. Mustafa ka kërku që ai të zgjedh i pari ministritë, edhe pse si humbës nuk besoj që i ka taku, por që LV prap ka lëshuar pe në frymë të një besimi dhe mirëkuptimi”.

Postimi i plotë:

Pak numra & argumente me i thjeshtu bisedimet për marrëveshje.

1. Për postin e Kryeministrit ka pas një garë, të cilën LDK e ka humbur dhe ky post mbetet JASHTË çfardo negociimi. Kur thonë ju e keni Kryeministrin dhe ne tash duhet të marrim diçka me balancu, kjo nuk qëndron dhe është humor pa kripë sepse Kryeminsitrin nuk e kemi dhuratë prej juve, por e kemi të fituar prej sovranit.

2. Hipotetikisht, ja vlera e posteve për të dy palët.
- Kryeparlamentari barazohet me nje ministri ( 1 pikë) (edhe pse me Kushtetute & vendim të Gjykatës Kushtetuese ky post i takon subjektit/koalicionit që i ka fitu zgjedhjet = LV)
- Presidenti ka peshë të dy ministrive (2 pikë)
- Secila ministri nga një = 10 pikë
- Total pushtet 13 pikë

Tash, si na qenka barabartë kur LDK thotë neve na takojnë 5 ministri, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Që me pikë i bie LV 5 pikë vs. LDK 8 pikë.

Plus, mos harroni që LDK ka kërku që zv. Kryeministri i parë të jetë LDK dhe LV ka pajtu, si dhe z. Mustafa ka kërku që ai të zgjedh i pari ministritë, edhe pse si humbës nuk besoj që i ka taku, por që LV prap ka lëshuar pe në frymë të një besimi dhe mirëkuptimi.

Mirëpo me gjithë këto lëshime, plus kërkesat për Kryeparlamentarin dhe Presidentin, tash besoj se duhet një seriozitet sepse 8 nuk është barabartë me 5! Po besoj i ka LDK do që ia qesin lapsin kësaj pune me pa sa humoristike është pretendimi i z. Mustafa dhe atyre që thonë kjo na qenka “barabartë.”

3. Në këto zgjedhje ka pas vetëm një fitues. Po thonë fitore e ngushtë, ama boll e gjerë për me marrë kupën. Edhe me kqyr jo e ngushtë sa po thoni, se janë 15 mijë vota ma shumë, që janë 15 mijë njerëz, që i bie sa gati komplet votuesit e Deçanit. Tash mos m’thuni që krejt Deçani janë pak se i ofendoni ? Pra 15 mijë nuk janë pak, por janë shumë. Numra m’i njeh lodhesh, jo m’i pa si njerëz. I bie një ushtri ?

4. Tjetra, e di që LDK përpara në pazare me Thaçin ka fitu shumë pushtet. Edhe kanë humb zgjedhje, edhe kanë marrë Kryeministrin dhuratë. E para, ne nuk jemi PDK dhe nuk japim dhurata. Thaçit nuk i ka interesu posti e as përgjegjësia, por interesat e veta, kurse e dyta, është kogja pak marre me marrë Thaçin si shembull për çfardo praktike, e leje më për shtet e pushtet.

5. Unë e di që Lëvizja dhe LDK si subjekte kanë arritë marrëveshje mes vete që të punojnë me një pushtet ku qeverisin bashkë dhe në mënyrë të barabartë. Mirëpo nëse z. Mustafa e refuzon këtë sepse ai e do postin e Presidentit për vete, atëherë i bie se marrëveshja për me qeverisë po dështon se nuk po rehatohet z. Mustafa, jo subjektet, sepse i bie që z. Mustafa në këto bisedime po negocion për vete, jo për subjektin që e përfaqëson.

6. Nëse mbani qëndrime dhe doni të dëshmoni besim dhe mirëkuptim tek qytetarët në bashkëqeverisje, siç edhe duhet të kemi, atëherë qëndroni vetëm pas zotimeve të znj. Osmani, e cila ka refuzu që posti i Presidentit të jetë pjesë e pazareve. Ja deklarata e saj gjatë fushatës. “Ka një kohë të gjatë që unë kam insistuar që çështja e zgjedhjes së presidentit të mos jetë pjesë e pazareve politike, patjetër që si parti e parë do të insistojmë dhe gjatë negociatave për koalicion parazgjedhor, gjithnjë kemi insistuar që pozita e presidentit të mos jetë pjesë e ndarjes për koalicion, por, të kemi një lloj marrëveshje paraprake, që të kemi kandidat konsensual. Më e mira do të ishte që të pranohej edhe përtej partive tona, ose e pranueshme, sepse do t’i bënim nder atij institucioni edhe vetë Kosovës...”Pajtoj me komplet mendimin, dhe rrjedhimisht po kërkojmë të pajtoni edhe ju. Po besoj qëndrimet e saja kanë qenë të LDK-së, sepse ndryshe i bie që zonja Osmani nuk ju ka përfaqësuar ju. Nëse z. Mustafa nuk e respekton zotimin e saj, po besoj ka disa aty që ndoshta keni guxim me mbrojt zotimin e një zonje që donit ta bëni Kryeministre. Edhe ajo vet besoj i ban nder vendit nëse deklarohet për këtë, fundja është nenkryetare, por edhe ka arsye edhe peshë elektorale që të mbaj subjektin përgjegjës për ndryshimin e zotimeve të saja.

Ky vend është shumë keq, ka nevojë që qeveria e re të filloj sa më shpejt punën, sepse na pret punë e madhe për me kthy shpresën te qytetarët. Unë besoj ka me u arrit shpejt, dhe atë jo se ne mendojmë ndryshe, por vetëm duke ju qëndruar pas zotimeve që vet LDK i ka bërë gjatë fushatës që të mos mbajmë peng formimin e qeverise dhe komplet vullnetin e popullit të vitit 2019 me një post të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat