Kush ishte dhe për çfarë akuzohej Agron Matjani, ish-prokurori që u gjet i vdekur

Aktuale

Kush ishte dhe për çfarë akuzohej Agron Matjani, ish-prokurori që u gjet i vdekur

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Agron Matjani

Ish-prokurori Agron Matjani, është gjetur i vdekur të enjten në banesën e tij në Prizren, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj.

Por kush ishte ky ish -Prokuror?

Agron Matjani ka ushtruar funksionin e Prokurorit të Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Prokuroi i krimeve të rënda në Prokurorinë e Gjakovës, Agron Matjani në janar të vitit 2019 ishte suspenduar nga ky funksion pasiqë dyshohej se kishte kërcënuar kunatën (Bashkëshorten e vëllait).

Rasti ishte raportuar se ka ndodhur në javën e parë të nëntorit 2018 në Prizren, ditën kur ishte mbajtur një seancë gjyqësore në të cilën prokurori Matjani e kishte përfaqësuar vëllanë e tij, i cili ishte palë në këtë çështje.

Nga ana e tij, Agron Matjani, në muajin nëntor i kishte mohuar akuzat për kanosje ndaj kunatës së tij.

“Nuk ka asgjë të vërtetë dhe të vërtetuar nga ai rast. Personi që e ka paraqitur rastin vetëm ka shpifur, dhe ka dashur që të dëmtojë integritetin dhe personalitetin tim”, pati deklaruar prokurori Matjani.

Prokuroria Speciale e Kosovës një muaj më parë kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës në Departamentin Special.

Ai akuzohej nga Prokuroria se në disa raste penale, në cilësinë e prokurorit, në mënyrë drastike i ka zbutur kualifikimet e veprave penale ndaj të akuzuarve është deklaruar rreth fajësisë së tij para gjykatës së Prishtinës.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër prokurorit A. M., tani më i suspenduar për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, pasi që i njëjti në cilësinë e personit zyrtar – Prokuror i Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me dashje e ka keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Çka kishte deklaruar Suzana Matjani (kunata e Agron Matjanit)

Suzana Matjani, tashmë ish-kunata e Agron Matjanit, pas ndarjes nga vëllai i ish kryeprokurorit, kishte vendosur që të kërkojë drejtësi në Gjykatë për të marrë pjesën e pasurisë që i takonte nga martesa me Ali Matjanin.

Si pengesë të madhe,Suzana Matjani e shihte kunatin e saj, tashmë të ndjerin Agron Matjanin. Sipas Suzanës Agron Matjani e ka akuzuar ish-kunatën se po shpifë.

Madje, Suzana e kishte denoncuar për kanosje prokurorin Matjani, i cili kishte përfaqësuar në një seancë vëllanë e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat