S`ka takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafes

Aktuale

S`ka takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafes

Nga: A.J Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:45
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Këtë javë nuk pritet të kemi një takim mes kreut të LDK-së dhe atij të Vetëvendosjes.

Albin Kurti i cili edhe pritet të jetë kryeministër i Kosovës nuk pritet të zhvilloj një takim të radhës më Isa Mustafen më të cilin edhe kishin paralajmëruar marrëveshjen përfundimtare për bashkëqeverisje.

Albin Kurtit duket se  këtë javë është më i zënë se asnjëherë tjetër pasi që qarkulluan lajme të pakonfirmuar se Kurti do të takohet më presidentin e vendit Hashim Thaçi  në Gjermani, ku edhe pritet kurti të jetë deri në fundjavë.

Gazeta “Bota Sot” ka kontaktuar zyrën për informim të Lëvizjes Vetëvendosje për të mësuar nëse është caktuar takimi i mundshëm mes Kurtit dhe Mustafës  por nga kjo zyrë nuk kanë dashur të përgjigjën as për takimin e Kurtit më Mustafen dhe as për mundësinë e një takimi të paralajmëruar mes dyshes Thaçi-Kurti.

Ne dje mësuam se Albin Kurti tashmë ndodhet në Gjermani por pa mundur të kemi një konfirmim për agjendën e tij.

 

Kujtomë se takimi i së hënës mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rezultuar pa arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.

Ndryshe, për Berlin të Gjermanisë ka udhëtuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat