Kthehen të larguarit e tërmetit: Faleminderit shumë Kosova

Aktuale

Kthehen të larguarit e tërmetit: Faleminderit shumë Kosova

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:09
Kthehen të larguarit e tërmetit

Qytetarët e strehuar në Prizren pas tërmetit të 26 nëntorit po kthehen në mënyrë vullnetare në shtëpitë e tyre. Rreth 70 persona kanë lënë kampet në dy ditët e fundit, ndërsa 450 të tjerë përllogaritet se janë ende atje.

Kukës-  Të strehuarit në Prizren pas tërmetit të 26 Nëntorit po kthehen në shtëpi.

Mbi 70 persona, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian kanë lënë në mënyrë vullnetare kampin e Inovacionit dhe sallën e përshtatur të gjimnazit Gjon Buzuku ku ishin strehuar.

“Po ikim për Durrës me gjithë bashkëshorten time” thotë një qytetar 

Procesi i rikthimit në zonat ku jetonin e banonin para tërmetit, po bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë të cilët shoqërohen nga efektivë të Policisë së Kosovës.

“Aty jemi të tronditur, prapë të tronditur po shkojmë” 

Aktualisht në kampin e Inovacionit në Prizren janë strehuar 420 banorë nga disa zona të prekura nga tërmeti, ndërsa 30 të tjerë janë akomoduar në palestrën e Gjimnazit Gjon Buzuku.

Qytetarët vlerësojnë pritjen dhe kushtet që u siguruan autoritet e Kosovës

“Ne po ikim me dëshirën tonë. Faleminderit shumë popullit të Kosovës. Na kanë respektuar me të ngrënë, me të veshur, me të gjitha gjërat. Unë kam qenë te kampi gjerman dhe kanë qenë të gjitha kushtet”. 

Shqiptarët e strehuar në Prizren pas tërmetit u vizituan edhe nga presidenti Ilir Meta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat