Dënohet me tetë muaj burg, mori kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre

Aktuale

Dënohet me tetë muaj burg, mori kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:27
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar të akuzuarin A. A. me tetë muaj burg, pasi gjatë periudhës qershor 2011 deri në shkurt 2015, me dashje të drejtpërdrejt në cilësi të personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

I akuzuari, analist i kredive në Bankën Private për Biznes në Kamenicë, kishte tejkaluar kompetencat e tij, duke marrë kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, duke nënshkruar formular, aplikacione dhe duke i shfrytëzuar dokumentacionet të cilat i ka pasur në dosjet e klientëve, me këto veprime i akuzuari ka shkaktuar dëm bankës në shumën prej 120 mijë euro.

Me këto veprime i akuzuari A. A., ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka obliguar të akuzuarin që brenda dy viteve të kthejë shumën prej 120.000 euro Bankës Private për Biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat