Buzhala: Nëse LDK këmbëngul në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dihet kush e kontrollon LDK-në

Aktuale

Buzhala: Nëse LDK këmbëngul në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dihet kush e kontrollon LDK-në

Nga: D.RR Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:37
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, i cili ishte përkrahës i LDK-së dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se nëse LDK këmbëngul në ministrinë e punëve të brendshme, atëherë sqaron përfundimisht se kush pyetet në LDK.

Ai thotë se kjo po tregon që gjatë fushatës zgjedhore, ai ka qenë i gabuar në përkrahjen e LDK-së.

Buzhala shton tutje se Kosova nuk e ka komoditetin që ministria e punëve të brendshme të kontrollohet nga Gjilani dhe Podujeva, duke iu referuar Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut.

Postimi i plotë:

Nje gje e di:

Nese koalicioni nuk realizohet per faktin qe LDK kembengule ne Ministrine e Puneve te Brendshme, kjo gje thjesht dhe vetem e sqaron perfundimisht ne publik se kush pyetet ne LDK.

Kjo gje thjesht tregon qe gjate fushates zgjedhore une kam qene krejtesisht i gabuar, sepse ne LDK fjalen e fundit e kane ata qe po i frikesohen rendit dhe ligjit, prandaj po e deshirojne nje Ministri te Puneve te Brendshme, jo me e luftu krimin, por me e parandalu luftimin e krimit.

Me fjale te tjera viktima te nje deshire per me e ringjalle LDK'ne, me e shkape prej krimit, jam une (edhe Vjosa).

Prandaj, shume me mire zgjedhje te jashtezakonshme se sa me e vazhdu 'business as usual'. Kosova nuk e ka komoditetin me e pase nje Ministri te Brendshme qe kontrollohet nga Gjilani dhe Podujeva. Edhe Gjilani e edhe Podujeva duhet me qene te barabarte para ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat