Haxhi Avdyli u reagon militantëve të VV-së:E pakuptimtë, përbaltja e LDK-së në fazën e krijimit të qeverisë Kurti

Aktuale

Haxhi Avdyli u reagon militantëve të VV-së:E pakuptimtë, përbaltja e LDK-së në fazën e krijimit të qeverisë Kurti

Nga: V.R Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:44
Haxhi Avdyli

Deputeti i sapozgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se nga rrethi i miqëve virtual, ka larguar disa aktivistë të VV-së, pasi që siç tha ai, po ndotin me komente duke shpif e sharë ndaj LDK-së.

“Kur mua  më ndodh kjo, çka po iu ndodhka tjerëve”, pyet ai?

Postimi plotë:

Gjatë disa ditëve të kaluara, kam larguar nga rrethi i shokëve në fcb, disa aktivistë të VV-së të njohur e panjohur , të cilët po ndotin me komente duke shpif e sharë, ndaj LDK-së, e çuditshme edhe ndaj atyre që dikur por edhe tani po punojnë shumë për nje koalicion të mirëbesimit VV- LDK . Kur mua më duhet ta bëj këtë, çka po ju ndodhka tjerëve, sepse konsideroj veten një nga kryetarët të degëve të LDK-së që ndihmoi fitoren e VV në balotazh në Prizren , që theu akullin duke lidhur koalicionin e parë lokal VV-LDK, si dhe punoi për një klimë mirëbesimi mes nesh në mandatin si deputetë të opozitës për të ardhur te dita e një koalicioni të ndryshimit LDK-VV. Kjo fushatë e orkestruar e shpifjeve, fyerjeve e përbaltjes së njerzëve kyq nê LDK, është e pakuptimtë dhe absurde kur dihet qê fushata parazgjedhore ka mbaruar e tani jemi në fazën e krijimit të qeverisë Kurti, ku për të ardhur te ajo duhet urtësi, mirëbesim e krijim të klimës për punë ekipore . Kjo qeveri do jetë jo vetëm për 450.000 qytetarë që na kanë votuar por për 2.000.000 milion Kosovarë që presin ndryshime në jetën e tyre. Fushata ishte si ishte, ajo ka mbaruar ,tani është koha për veprime të guximshme, e punë të mira e konkrete për vendin. E ato bëhen kur jetësohet koalicioni i drejtë , se pari i bazuar nê besimin te njëri tjetri të dy partive me 29 e 28 deputetë, që do punojnë bashkë, në një pushtet të balancuar më shumë për vendin se sa për logot partiake. Njerzit e theshtë me plot vuajtje po presin nga ne ndryshim e kthim të shpresës, e militantët le të vazhdojnë të bëjnë tifozllëk të çmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat