Familja e Haki Imerit me akuza shumë të rënda për Baton Haxhiun: Zëdhënësi i Thaçit e hartoi Komunikatën nr. 59

Aktuale

Familja e Haki Imerit me akuza shumë të rënda për Baton Haxhiun: Zëdhënësi i Thaçit e hartoi Komunikatën nr. 59

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 17:50
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë hedhur akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut.

Familja Imeri përmes një komenti në Facebook, thonë se Baton Haxhiut i dështoi konkludimi për dështimin e Gjykatës Speciale.

Familja Imeri shprehin keqardhje për Haxhiun duke shtuar se kurrë nuk ishte vetvetja dhe se ka qenë në shërbim të regjimeve, si të okupatorit dhe tash të krimit të organizuar dhe mafies politike.

Tutje, në komentin e familjes Imeri thuhet se, Baton Haxhiu, gjatë luftës ishte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pasluftës ishte zëdhënësi i Hashim Thaçit.

Në këtë koment, tutje thuhet se, Baton Haxhiu e ka hartuar komunikatën numër 59.

Ky është shkrimi:

Siç po duket nuk do te del konkludimi i Baton Haxhiut se Dhomat e Specializuara kane dështuar. Me dhimbet Baton Haxhiu se kurrë ne jete nuk ka qene vetvetja, ka qene ne shërbim te regjimeve, me herët ne shërbim te okupatorit tash ne shërbim te krimit te organizuar, mafies politike. Gjate luftës ishte kundër UCK-se po për çudi pasluftës u be zedhenesi, zëri shpirtëror i Drejtorit POLITIK te Brojes. Sipas informatave me te reja nga Broja, Baton Haxhiu e ka hartuar komunikatën 59?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat