Lutfi Haziri: Çka bisedohet mes LDK-së dhe VV-së, dëshmitari i vetëm është Zoti

Aktuale

Lutfi Haziri: Çka bisedohet mes LDK-së dhe VV-së, dëshmitari i vetëm është Zoti

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:14
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se diskutimet brenda LDK-së dhe Vetëvendosjes, janë të brendshme si dhe për këto, dëshmitari i vetëm është Zoti.

Sipas Hazirit, brenda tavolinës së bisedimeve mes këtyre dy partive nuk është pranuar asnjë kushtëzim.

“LDK nuk ka punu me kushtëzime dhe nuk ka pranu kushtëzime, ne në ditën e parë me grupet punuese kemi thënë se ne kemi punu me besim.Nëse ka cështje që na dallojnë aq shumë, ne duhet me i lënë anash. Ajo që i ka sjellë shije të keqe këtij raporti ka qenë reagimi publik i marëveshjes. 11 vjet pas pavarësisë asnjë qeveri nuk e ka kry mandatin e rregullt, ka ardhë koha me venosë një stabilitet. Dje e kam thanë qëkjo po ndodhë për shkak të mos informimit. Nëse LDK dhe VV vazhdojnë me bë faj publik për me mrri politikë, është politikë e gabueshme”, tha Haziri.

“Ne nuk kemi nevojë me leju bomba të kurdisura që sa herë don opozita me ndrru qeverinë. Ne nuk guxojmë me leju me bë presion publik në arritjen e një marrëveshje. Kjo është njëra prej arsyeve, arsyeja e madhe duhet me u sqaru se presidenti vjen si zotim i dy partive që do të jetë fytyrë unifikuese, ne duhet me evitu që presidenti me ardhë në zarf ose prej jashtit. Ne po e shohim pak me tendencë që me u eliminu cështja e ndarjes së pozitave kushtetuese nga tavolina, nëse largohet pozita e presidentit nga tavolina, nuk është ndarje e drejtë. Planet e dy partive, janë që të ndërtohet edhe një konsensus me opozitën si cështjet si dialogu. Ajo cka bisedohet brenda mes liderëve, dëshmitari i vetëm është Zoti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat