Pas deklaratës së Vjosa Osmanit, vjen përgjigja nga Vetëvendosja

Aktuale

Pas deklaratës së Vjosa Osmanit, vjen përgjigja nga Vetëvendosja

Nga: D.RR Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:26
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Sot gjatë ditës, kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, tha se partia e saj ka vullnet të mirë për të arritur marrëveshje me Vetëvendosjen.

E deklaratën e Osmanit e ka komentuar zyrtarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e cila në një postim në Facebook ka treguar se VV është e gatshme t’ia ofrojë postin e kryeparlamentarit LDK-së.

Në shkrimin e saj, Nagavci nuk e ka përmendur postin e presidentit, teksa ka thënë se qytetarët e kanë ngarkuar me përgjegjësi Vetëvendosjen për formimin e qeverisë.

Postimi i plotë:

Shumë mirë që znj. Osmani ka deklaruar se ka vullnet të LDK-së për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Pajtohem plotësisht se është me interes që të ketë një ambient bashkëpunues, andaj dhe LV! në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për të përmbyllur marrëveshjen duke treguar gadishmëri dhe për të nominuar kandidatin/ten e LDK-së për kryeparlamentar/e, ndonëse sipas Kushtetutës kjo e drejtë i takon LV!- së si fituese e zgjedhjeve.

Për të funksionuar bashkëpunimi duhet angazhim dypalësh, me përfshirje, propozime, korrektësi e principe, pa kërkesa kundërkushtetuese e goditje nën brez. Deklarata për "fushatë linçuese” është një e tillë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, qytetarët na ngarkuan me përgjegjësi. I dhanë besimin më të madh Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe e nxorrën si forcën e dytë politike LDK-në.
Duke qenë fitues të këtyre zgjedhjeve LV! është e angazhuar maksimalisht që të formojmë sa më parë qeverinë dhe të fillojmë punën në përmbushjen e premtimeve që kemi dhënë para qytetarëve.

Shpresoj se edhe LDK- ka lexuar e kuptuar qartë porosinë që na dhanë qytetarët dhe do të kenë të njejtin vullnet si deritani për të përmbyllur sa më parë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Kjo është ajo çfarë presin nga ne qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat