Gani Geci: Rexhep Qosja nuk është apartiak

Aktuale

Gani Geci: Rexhep Qosja nuk është apartiak

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:09
Gani Geci

Ish-deputeti dhe aktivisti i LDK-së, Gani Geci, thotë se, po të pyetet Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Qosja do të bëhej president i Kosovës.

Geci në një emision televiziv thotë se, Lëvizja Vetëvendosje duhet të sillet më mirë me partnerin e ardhshëm në qeverisje, LDK-në.

“VV po sillet sikur t’i ketë fituar 61%”, ka thënë Geci.

Ai ka folur edhe për presidentin për të cilin po debatohet mjaft shumë, ku shtoi se po të pyetet VV-ja Rexhep Qosjen do ta bëjnë president.

“Qosja nuk është partiak, por partiak”, tha ai.

“Zgjedhjet i ka fituar, por jo mjaftueshëm që të bëjë qeverinë. VV duhet të sillet si ajo apula që i merr vezët e saja dhe i ruan, dhe jo sikur ajo që i qokat ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat